Rudina Hajdari: Rama dhe Veliaj u sollën si bandë, bënë marrëveshje me opozitën për Teatrin

schedule19:36 - 17 Maj, 2020

schedule 19:36 - 17 Maj, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka fajësuar opozitën dhe mazhorancën se kanë prishur teatrin me marrëveshje pavarësisht retorikave në publik.

Ajo thotë se Rama dhe Veliaj sot u sollën si një bandë e paligjshme, ndërsa opozita bëri pis kauzën e teatrit, duke marrë betejën e qytetarëve.

“Si të mos mjaftonte stresi që qytetarët po kalojnë nga Covid-19, qeveria vendosi të shtrojë stresin duke shembur me dhunë teatrin. U shkel ligjin për pushtetin vendor, sepse vendimi nuk kishte hyrë në fuqi. Është tjetërsuar një trashëgimi kulturore, duke shembur një nga godinat që duhej ruajtur.

Rama dhe Veliaj u sollën si një bandë e paligjshme dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi Nga ana tjetër kemi po ashtu edhe korin e atyre që në mënyrë primitive marrin betejat e qytetarëve dhe i bëjnë pis me fytyrat e tyre të ndotura nga korrupsioni dhe pazaret.

Nxitojnë të ofrojnë trupat e tyre, sa herë ua kanë shkelur fadromat dhe taknet? Ishte një godinë me vlerë që duhet ta kishim ruajtur. Ata e quajnë si godinë tallashi, ju kujtoj që Gjermani po ruan kampet e nazizmit.

Ajo godinë duhet të ruhej të mos harrojmë se si ka qenë arti shqiptar. Sot në Teatër është vënë një skenë nga klasa politike teatrale. Teatri sot u prish në marrëveshje të plotë mes tyre. Koha është tani të çlirojmë vendin nga ata. Ju uroj shumë forcë dhe kurajo sepse ne do ia dalim këtij qëllimi”, deklaron Hajdari./abcnews.al

https://www.facebook.com/rudinahajdari/videos/696842974409385/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!