Rudina Hajdari në Abc News: Zgjedhjet të mbahen në 2 maj, edhe votojmë edhe festojmë Pashkën

schedule19:28 - 4 Shtator, 2020

schedule 19:28 - 4 Shtator, 2020

Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo rrëfeu se Presidentit Ilir Meta i propozoi sot gjatë konsultimeve që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në datë 2 maj. Edi Rama i kërkoi sot Presidentit që të dekretojë cdo datë që të dojë por të evitojë datën 2 Maj pasi janë Pashkët Ortodokse. Por Hajdari thotë se nuk ka asnjë problem që të zhvillohen në datë 2 maj, pasi atë ditë shqiptarët edhe do të votojnë edhe do të festojnë.

Zgjedhjet që do të vijnë do të jenë historike për shqiptarët, sepse do të jetë një betejë e fortë, mes qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë dhe mes atyre politikanëve që do të dalin të kërkojnë votën pa bërë asnjë punë gjatë këtyre viteve dhe janë të pangopur. Do të jetë një betejë e fortë shumë.  Mendova se data 2 maj të jetë e përshtatshme, duke qenë se një maj është dita e punëtorëve, duke e pasuar.

Festa respektohet por nuk duhet të ndalojmë aktivitetet e tjera, pasi do të festojmë dhe gëzojmë, do të jetë një ditë historike. Me dorë në zemër shqiptarët do të votojnë duke besuar në Zot. Ideja është që duke marrë parasysh që 1 maji është ditë e bekuar për ata punëtorë të ndershëm që punojnë natë e ditë, por nuk mendoj se kjo ka ndonjë gjë, kjo është ideja ime, nuk është në dorën time.

Presidenti e mori në konsideratë. Pashkët? Edhe unë e di këtë gjë. Por në zgjedhjet e kaluara i kemi bërë zgjedhjet në muajin e Ramazanit, mos e harrojmë këtë. Maji është një muaj i bekuar se kemi edhe ditën e dëshmorëve, klima ndryshon. Kam bërë edhe një sondazh, kam kërkuar mendimin e qytetarëve” tha ajo./ d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!