Rudina Hajdari konfirmohet pozitive me Covid 19

schedule14:25 - 1 Nëntor, 2020

schedule 14:25 - 1 Nëntor, 2020

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari është konfirmuar pozitive me Covid 19.

Hajdari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se pas testimit ka rezultuar pozitive.

Ndër të tjera në postimin e saj ajo thekson se ka simptoma të lehta dhe ndodhet në vetizolim.

Deputetja thekson se deri kur rezultatet të ridalin negativ, do të punojë nga shtëpia.

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.

Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.

Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online.

Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj.

Ruajuni për veten dhe familjet tuaja”, shkruan Hajdari.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!