Rudina Hajdari bën parti më vete, reagon Murrizi: Dy nuk janë keq

schedule13:58 - 4 Shtator, 2020

schedule 13:58 - 4 Shtator, 2020

Myslim Murrizi ka reaguar për vendimin e Rudina Hajdarit, e cila ka deklaruar se do të krijojë parti tjetër.

Hajdari, ka refuzuar kështu t’i bashkohet partisë së Myslim Murrizit dhe grupit të tij, ndërsa ky i fundit në një reagim për Abc News thotë se nuk është takuar me Hajdarin, por sipas tij dy parti më shumë nuk bëjnë keq.

LEXO EDHE: Rudina Hajdari braktis bllokun e Murrizit, parti të re me një tjetër grupim

Partia po mblidhe firmat për tu regjistruar në gjykatë, jemi disa deputetë që do bashkohemi. Nuk do ketë komunistë, sigurimsa, s’do jetë parti e kryetarit, e djathte dhe qendër e djathtë.

Për Rudinën, nuk e kam takuar, por dy parti më shumë nuk bëjnë keq”, është shprehur Murrizi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!