Rudiger nuk falet/ Mbrojtësi madrilen dënohet me 6 ndeshje pezullim

schedule12:44 - 30 Prill, 2025

schedule 12:44 - 30 Prill, 2025

I shpëtoi më të keqes, por gjithsesi mori një shuplakë të fortë.

Antonio Rydiger, mbrojtësi I Realit, u dënua me 6 ndeshje pezullim nga Komiteti I Disiplinës në futbollin spanjoll, pas veprimeve të tij në finalen e Kupës së Mbretit.

Lojtari gjerman u acarua jashtë mase me arbitrin De Burgos, ndërsa ndodhej në stol, dhe mori karton të kuq për këtë sjellje.

Më pas, ai tentoi ta godiste gjyqtarin me një qese me akull, ndonëse u ndalua me vështirësi nga shokët e skuadrës.

Sipas rregullores, ai rrezikonte nga 4 deri në 12 javë ndëshkim, ndërsa mori gjashtë.

Kjo do të thotë se Rydiger e ka mbyllur këtë sezon, ndonëse mund të luajë në Kupën e Botës për klubet.

Vlen të theksohet se mbrojtësi I Gjermanisë është I dëmtuar dhe bëri operacion në gju dhe do të duhen 6 deri në 8 javë për riaftësim.

Duke iu kthyer dënimit, vlen të theksohet se 32-vjeçari nuk e ka për herë të parë një sjellje të tillë ekstreme, pasi I ndodhi edhe në festimet pas kualifikimit ndaj Atletikos së Madridit në Champions këtë sezon.

Për këtë veprim, ai vetëm u gjobit nga UEFA dhe u paralajmërua me një ndeshje pezullim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!