Trajneri i Napolit, Rudi Garcia u është përgjigjur të gjithë kritikëve në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Hellas Verona.
Rudi Garcia theksoi se falenderon tifozët për mbështetjen, ndërsa shtoi se pas kritikave që ka marrë tashmë i njeh se kush janë miqtë e tij të vërtetë.
“Unë po e jetoj pjesën e kritikave, prandaj dua të përmend fansat që më inkurajuan, më thanë të mos dorëzohem, të mos dëgjoj, të mos lexoj. Prandaj i falënderoj. Gjithashtu e di që kritikat e shtypit synojnë të jenë konstruktive, por jo nga të gjithë. Kishte diçka të ekzagjeruar. Tani e di kush janë miqtë dhe armiqtë e mi”-deklaroi trajneri i Napolit./h.ll/abcnews.al