Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rudi Garcia në “humnerë”, 270 minuta për të konfirmuar qëndrimin te Napoli dhe Conte pret në heshtje

schedule10:04 - 10 Tetor, 2023

schedule 10:04 - 10 Tetor, 2023

Verona, Union Berlin dhe Milan, Rudi Garcia ka tre ndeshje dhe 270 minuta për të merituar konfirmimin në stolin e Napolit.

Edhe pse trajneri francez ka një ekip solid me të njëjtët lojtarë të sezonit të kaluar ku me Spallettin fituan Scudetto, këtë herë loja e Rudi Garcia është me ritme të ngadalta dhe duket një ekip i mërzitshëm, por mbi të gjitha larg kreut.

Për të gjithë këtë situatë, De Laurentiis, presidenti i klubit të Napolit nuk do ta kishte aspak problem të ndryshonte trajnerin gjatë kampionatit. Emri i parë në listën e dëshirave të tij është Antonio Conte, trajneri italian i cili bëri jashtëzakonisht shumë mirë me Interin në periudhën që drejtoi në Milano./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!