Në orën 20:45, kampionët në fuqi të Napoli do të presin në “Diego Armando Maradona”, “violët” e Fiorentina në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, sfidë që pritet të jetë tejet e luftuar nga të dyja skuadrat.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Rudi Garcia i ka rreshtuar “blutë” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur Alex Meret. Në krahët e mbrojtjes janë Di Lorenzo e Olivera, ndërsa qendra mbulohet nga Ostigard e Natan. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Anguissa, Lobotka, Zielinski, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Politano,Osimhen e Kvaratskhelia.
Në krahun tjetër, tekniku Vincenzo Italiano i ka rreshtuar “violët” e tij, me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar Terraçiano e para tij në mbrojtjes Parisi, Martinez Quarta, Milenkovic e Kayode. Më të tërhequr në mesfushë janë Duncan e Arthur Melo, ndërsa Brekalo, Bonaventura e Ikone janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, “bomberi” angolez, M’Bala Nzola. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: