Zv/ kryeministri Erion Braçe në një postim në Facebook për largimin nga politika të Gramoz Ruçit i shpreh mirënjohjen për derën e hapur në PS dhe këshillat.
“Te jam mirenjohes Gramoz Ruci!
Per gjithcka ne keto 30 vite;
Per gjithcka ne 28 vitet e mia brenda tyre;
Per deren e hapur qe 20 vjec,
kujdesin, keshillen, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mesuar;
Mbeshtetjen vecanerisht ne ditet e erreta e te veshtira te 1996, 1997 e me tek,
per tu rritur e bere njeri mbi te gjitha, socialist e fitues!
Nuk do te jete kurre njesoj pa ty ne paqe e beteje” shkruan ai. Pas 30 viteve politikë aktive ditën e sotme Ruçi njoftoi tërheqjen nga politika aktive. d.b/Abcnews.al