Ruçi takim me Vjosa Osmanin: UÇK dhe Kosova, në anën e duhur e të drejtë të historisë

schedule11:38 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:38 - 17 Dhjetor, 2020

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti ditën e sotme presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani.

Gjatë takimit, Ruçi dhe Osmani janë shprehur se nuk duhet lejuar që e vërteta për Kosovën të përmbyset.

Kryeparlamentari Ruçi tha se UÇK dhe Kosova janë në anën e duhur e të drejtë të historisë. Kurse zonja Osmani u shpreh ndër të tjera se dialogu Kosovë-Serbi nuk është për statusin e Kosovës.

Po ashtu, sipas asaj që tha presidentja në detyrë, Kosova e vlerëson ndihmën e dhënë nga Shqipëria në institucionet ndërkombëtare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!