Kreu i Kuvendit Gramoz Ruç ka deklaruar në nisje të seancën së sotme plenare se të gjithë intstitucionet duhet të vijojnë punën online për të njoftuar Kuvendin për të gjitha problematikat. Au theksoi se strategjia e daljes nuk duhet të cenojë qytetarët por të veprojë në bazë të interesave të tyre.
“Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit një komision për Reformën Zgjedhore ka marrë gjithë kohën e nevojshme. Banka e Shqipërisë, Avokati i Popullit, Prokuroria e Përgjithshme, AMA, komisionerët kanë punuar online.
LEXO EDHE: Gjuzi përplaset me Ruçin: Mos më ndërhy në fjalë, nuk më ka sjellë Lulzim Basha këtu
U kërkoj të njoftojnë Kuvendin për problematikat e konstatuara. KLP dhe KLD duhet të njoftojnë Kuvendin për çështjet e drejtësisë që të mos kemi dosje të mbartura sepse drejtësia duhet të vazhdojë punën. Masat e marra kanë kufizuar disa të drejta si lëvizjen e lirë, arsimin dhe grumbullimet. Masat e marra nga qeveria kanë ndikuara që pandemia në Shqipëri të jetë nën kontroll. Si është bërë e qartë dalja nga kjo pandemi do jetë një proces gradual.
Derisa virusi të zhduket ne do të bashkëjetojmë me të. Dalja do të jetë e suksesshme në varësi nga vendimmarrja dhe sjellja e qytetarëve. Strategjia e daljes nuk duhet të cenojë qytetarët. Ne nuk duam të cenojmë qytetarët sepse nuk jemi zotër. Pensionistët dhe përfituesit e programeve sociale duhet të vazhdojnë të mbështeten. Duhet të tregojmë të njëjtin kujdes për mbrojtjen e konsumit. Aktet nuk duhet të dobësojnë komunikimin e komisioneve për sipërmarrësit. Është detyrë e Kuvendit të monitorojë mbështetjen e shtresave të dobëta”, tha Ruçi./abcnews.al

