Ruçi letër Metës për kreun e KLSH, reagon Presidenca: Ju kemi propozuar tre kandidatura

schedule12:21 - 2 Qershor, 2020

schedule 12:21 - 2 Qershor, 2020

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar letër Presidentit, Ilir Meta në lidhje me emrin për kreun e KLSH.

Ruçi i kërkon presidentit të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së, post i cili mbahet nga Bujar Leskaj aktualisht.

Menjëherë pas kësaj kërkese, ka ardhur reagimi i Presidencës.

Zëdhënësi i Presidencës, shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se Meta i ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Reagmi

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”, thuhet në postimin e zëdhënësit të Presidentit Tedi Blushi.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!