Ruçi: Kuvendi i Shqipërisë nuk të lejojë që Reforma Zgjedhore të cenohet apo ngadalësohet

schedule12:12 - 9 Qershor, 2020

schedule 12:12 - 9 Qershor, 2020

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë nuk të lejojë që Reforma Zgjedhore të cenohet apo ngadalësohet.

Ruçi u shopreh se fitorja e vendimit pozitiv të KE për hapjen e negociatave është meritë e të gjithë partive qofshin ato në pozitë apo opozitë.

“Ky është takimi i parë pas vendimit të KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Kjo është një fitore kombëtare.

Pavarësisht se jemi në qeveri apo opzoitë, në kuvend apo jashtë tij, shtetarë e qytetarë të gjithë kemi kontribuar në mënyrë tonë për ta sjellë Shqipërinë para dyerve të Europës. Kuvendi ka luajtur dhe luan një rol kyç.

Shpreh bindjen e rekomandimet do të kontribuojnë për realizimin e zgjedhjeve me standarte europiane që Kuvendi të miratojë Zgjedhoren brenda këtij sesioni parlamentar.

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të lejojë që Reforma të cenohet apo të ngadalësohet. Kemi insistuar se reforma zgjedhore duhet të fillojë sa më shpejt.  Kuvendi ka fuqizuar kontrollin e përpuethshmërisë së ligjeve të miratuara me rekomandimet e BE”, u shpreh Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!