Ruçi: Dy deputete janë me Covid, i bëj thirrje KQZ-së të zbatojë ligjin për listat

schedule13:53 - 17 Mars, 2021

schedule 13:53 - 17 Mars, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi këtë të mërkurë në kuadër të prezantimit të listës në qarkun e Fierit është shprehur se ato kanë zbatuar ligjin persa i përket shpërndarjes gjinore.

Ruçi në fjalën e tij është shprehur se bën thirrje KQZ-së dhe subjekteve politike që të zbatojnë ligjin në përcaktimin e emrave të kandidatëve. Ndër të tjera  ai ka theksuar se mosha mesatare e kandidatëve të PS-së në këtë qark është 48 vjeç dhe se ai është më i madhi i listës.

Dua të bëj një apel KQZ-së dhe institucioneve të tjera që të jenë të barabartë dhe subjekteve politike që në disa raste e kalojnë një gjë të tillë dhe kanë regjistruar jo 18 po 24 deputet. Ekipi i fierit ka një moshë mesatare 48 vjeç por nuk është faji i tyre por i imi që jam shumë i madh, kemi zbatuar standardin ligjor për barazi ligjore kemi 6 zonja. Në këndvështrimin e përvojave qeverisëse në përbërje të listës së qarkut ka emra të spikatur të PS po ashtu dhe persona të ardhura nga sektori provat. Ndërkohë në këtë takim mungojnë Bashkim Fino dhe Nimet Musai të cilët janë me Covid.

Objektivi jonë është marrja e masave organizative për të shpërndarë dhe punën, listën e kryeson erion Braçe që ka marrë përsipër që të garantojë përgjegjësitë që ka PS-ja në Divjakë. Petro Koçi do të sigurojë objektivat në zonat ku ai është, Lindita Buzheli dhe Orgest Krakulli do të sigurojnë objektivin tonë në Lushnje. Unë dhe kryetarja e Freshit dhe bashkë me Sokol Krasniqin do të plotësojmë objektivin në Fier”, ka thënë Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!