Ruçi cakton datën: Më 30 korrik votohet për Sistemin Zgjedhor

schedule10:49 - 30 Qershor, 2020

schedule 10:49 - 30 Qershor, 2020

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mblidhet është mbledhur sot për të diskutuar projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet e propozuara prej tyre kanë të bëjnë me listat e hapura për deputetët si edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Po ashtu do të ketë edhe një mbledhje të përbashkët me Këshillin e Legjislacionit.

Ndërkohë sot është afati i fundit i Reformës Zgjedhore, ndërkohë që sot palët në Këshillin Politik duhet t’i dërgojnë Kuvendit marrëveshjen e plotë e cila më pas do të miratohet nga deputetët.

Gjatë mbledhjes, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se duhet të ndryshojë neni që ka bllokuar hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Ai theksoi gjithashtu se pragu i propozuar prej 5 për qind për të hyrë në Parlament mund të jetë i lartë, por kjo është çështje e diskutueshme.

Kushtetuta nuk është as Bibël e as Kuran. Duhet ti shërbejë sovranit, dhe jo interesave të ngushta të individëve që kanë marrë peng demokracinë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008“, tha Murrizi duke shtuar se nuk mundet që tre padrino të mbajnë peng zgjedhjet.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përcaktuar datën 30 korrik si ditën kur do të votohet në Parlament nëse do të kemi apo jo ndryshim të Sistemit Zgjedhor sipas kërkesës së deputetëve të opozitës parlamentare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!