Rubla ruse arrin nivelin më të ulët që nga 2022

schedule08:24 - 26 Qershor, 2023

schedule 08:24 - 26 Qershor, 2023

Rubla ruse ka shënuar nivelin më të ulët prej 15 muajsh kundrejt dollarit, duke iu përgjigjur për herë të parë rebelimit të Wagner, sipas Reuters. Me rublën që nuk u tregtua gjatë fundjavës, bankat ruse po ofronin kurse këmbimi shumë më të larta se norma zyrtare përtej 90 për dollarin.

Investitorët globalisht po vëzhgonin efektet nga rebelimi i ndërprerë, me disa që prisnin një lëvizje më të sigurta si obligacionet e qeverisë amerikane dhe dollari.

Nafta e papërpunuar Brent, një pikë referimi globale për eksportin kryesor të Rusisë, u rrit me 0.2% në 74.03 dollarë për fuçi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!