Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rubla bie në nivelin më të ulët në 16 muaj kundrejt dollarit

schedule15:16 - 14 Gusht, 2023

schedule 15:16 - 14 Gusht, 2023

Rubla ka shënuar nivelin më të ulët në pothuajse 16 muaj pasi një kolaps i të ardhurave nga eksporti dhe rritja e shpenzimeve ushtarake rriti presionin mbi ekonominë ruse.

Monedha është dobësuar me 26% këtë vit, duke e bërë atë monedhën e tretë botërore me performancën më të keqe në 2023.

Banka qendrore e Rusisë tha të hënën se po shqyrtonte rritjen e normës bazë të interesit në takimin e ardhshëm të planifikuar për të stabilizuar inflacionin, por shtoi se nuk shihte asnjë kërcënim për stabilitetin financiar të vendit nga rënia e rublës.



Rubla ka përjetuar një kurs të turbullt që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2021, duke rënë në një nivel rekord dy javë pas fillimit të luftës.

Në verën e kaluar, rubla u rikthye në nivelin më të lartë të shtatë viteve, pasi një rritje e çmimeve të naftës dhe gazit, pjesërisht si rezultat i pushtimit, ndihmoi Rusinë të rriste të ardhurat nga eksporti ndërsa importet e konsumatorëve shënuan rënie.

Të ardhurat ruse nga nafta janë ulur në mënyrë drastike që kur u vendosën kufijtë e çmimeve perëndimore dhe embargoja, ndërkohë që importet janë rikuperuar. Qeveria ka shpenzuar gjithashtu miliarda në industrinë e mbrojtjes për të vazhduar luftën në Ukrainë, me shumë mallra kritike që vijnë ende nga jashtë.

Rënia e rublës u përshpejtua pas kryengritjes në qershor nga Yevgeny Prigozhin dhe grupi i luftëtarëve mercenarë Ëagner, i bëri rusët të transferonin para në llogaritë e huaja.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!