Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio për luftën Rusi-Ukrainë: Të dyja palët duhet të bëjnë lëshimet e nevojshme

schedule14:39 - 20 Nëntor, 2025

schedule 14:39 - 20 Nëntor, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se “të dyja palët” në luftën ruso-ukrainase duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”, prandaj Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë “një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Rubio tha se kërkohet një “shkëmbim i gjerë idesh serioze dhe realiste”, për t’i dhënë fund “një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë”.

Ai beson se Ukraina dhe Rusia duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”, për të arritur paqe të qëndrueshme.

“Dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme do të kërkojë që të dyja palët të bien dakord për lëshime të vështira, por të nevojshme”, tha ai.

Sipas Rubios, kjo është arsyeja pse SHBA-të po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë “një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!