Rubin nga Podgorica: Jam i bindur se Mali i Zi nuk do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës

schedule15:12 - 10 Prill, 2023

schedule 15:12 - 10 Prill, 2023

I dërguari special i SHBA-së dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global, James Rubin deklaroi  se nëse dezinformimi rus dominon në zonën e Ballkanit Perëndimor, do të jetë e vështirë të arrihet përparim.

Në një konferencë për media gjatë vizitës së tij në Podgoricë, Rubin u shpreh se lufta kundër dezinformatave do të jetë prioritet i qeverisë së re në Mal të Zi, shkruan Vijesti.

“Pasi bisedova me zyrtarë malazezë dhe liderë partiakë, jam i bindur se Mali i Zi nuk do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës”, theksoi ai.

Rubin nënvizoi se në Mal të Zi ka një sërë portalesh që përhapin dezinformata nga Rusia dhe Kina.

“Për shembull, informacioni se ka një fabrikë për prodhimin e armëve biologjike në Ukrainë është i rremë. Është gjithashtu një gënjeshtër se SHBA-të donin luftë në Ukrainë”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!