Angeles Bejar, nëna e Luis Rubiales, presidentit të pezulluar përkohësisht të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, është mbyllur mëngjesin e sotëm në kishën Divina Pastora në Motril dhe ka shpallur grevë urie derisa të gjendet një zgjidhje për atë çka po i bëjnë djalit të saj, të cilën ajo e quan padrejtësi.
Ajo ka qëndruar brenda kishës së bashku me motrën e saj pasi prifti kishte dalë jashtë kishës. Nëna e Rubiales i ka kërkuar lojtares së kombëtares spanjolle Jenni Hermoso që të tregojë të vërtetën dhe të ruajë versionin që kishte në fillim të ngjarjeve.
Ajo si nënë ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë, sepse kjo situatë mund t’i ndodhë kujtdo./h.ll/abcnews.al
La madre de Luis Rubiales, en huelga de hambre
Ángeles Bejar se ha encerrado en una iglesia de Motril para protestar contra “la cacería” que sufre su hijo.
?@BallesterosTV da más detalles de esta última hora.#HablandoClaro28A ▶https://t.co/CfpoB4nErB pic.twitter.com/rcI7hHajmr
— Hablando Claro (@HablandoTVE) August 28, 2023