Ruan këngët e Zadrimës, Ndreca: Kam mbi 3 mijë ore muzikë, i mbaj në kaseta

schedule20:40 - 7 Tetor, 2023

schedule 20:40 - 7 Tetor, 2023

Këngetarë e kengë që dëgjohen rrallë. Regjistrime audio të tradites zadrimore ruhen me fanatizem në Dajç të Lezhës nga Zef Ndreca.

Në mes të shtepisë së tij që të jep përshtypjen e një muzeu ndodhet një magnetofon ku luhet muzikë me kaseta.

Këngët janë interpretuar live vite më parë në ambiente të ndryshme kryesisht në dasma.

Aty ruhet muzika e bukur e zadrimës që ka shoqëruar jetën e banoreve të kesaj zone me traditë të hershme.

Ndreca ishte i pari ne zadrime që do te ngrinte nje orkester. Njerezit e donin muziken tradicionale por kishte vështirësi në gjetjen e instrumentistëve.

Gjatë kësaj kohe nisën të lulëzonin ato që do të quheshin orkestra muzikore edhe pse shumica nuk ishin profesioniste.

Zef Ndreca thote se këngët e viteve të shkuara ndryshme nga këto të sotmet kishin permbajtje dhe përcillnin mesazhe. Ato mesoheshin ne rtsh apo ne radion qe transmetonte muzike nga kosova.

Edhe pse në moshë të thyer, Zef Ndreca përdor rrjetet sociale për të prezantuar me trashëgiminë e zonës të rinjtë dhe jo vetëm.

Orkestrën e la shumë herët por nuk i ndahet pasionit për muzikën dhe këngën e bukur të Zadrimës.

Deshira e Zefit është që këto këngë që janë pasuri e çmuar për gjithë zonën të ruhen e të përcillen ndër breza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!