Rrugëtimi i Shqipërisë mbyllet në fazën e grupeve, kuqezinjtë largohen nga Europiani i minifutbollit

schedule19:57 - 11 Maj, 2024

schedule 19:57 - 11 Maj, 2024

Shqipëria e minifutbollit zhvilloi dy ndeshjet e fundit në “Socca EuroCup”, duke mbyllur edhe rrugëtimin në këtë kompeticion.

Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Irtan Sejko pësuan dy humbje në sfidat e fundit të grupit.

Takimi i parë u zhvillua ndaj Lituanisë. Shqipëria u mund me rezultatin 3-1, teksa golin e vetëm për kuqezinjtë në këtë sfidë e shënoi Erald Leci.

Në ndeshjen e dytë dhe të fundit, Shqipëria u përball me Serbinë. Takimi përfundoi 1-4 në favor të Serbisë.

Rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e minifutbollit mbyllet në fazën e grupeve, teksa kuqezinjtë regjistruan një barazim dhe tre humbje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!