Sebastian Brahimi tregoi se stërvitjen e ka nisur që në moshën 12 vjeçare. Tashmë 24 vjeç, trajneri dhe bodybuilderi mban mbi supe disa çmime të rëndësishme. Në një intervistë për emisionin “Nuk është karantinë” me moderatorin Eni Shehu ai ndau detaje nga jeta e tij sportive dhe planet për të ardhmen.
“Për momentin po merrem dhe me palestrën time, të stërvis sa më shumë njerëz. Është interesi më i madh që kam për momentin. Për karrierën si sportist, qëllimi im është që të fitoj Pro Card, kartën e profesionistit. Si fillim duhet të garosh në federatën që marr pjesë.
Hapin e parë e kam hedhur që quhet IFBB dhe është stadi më i lartë i bodybuilding. Kjo të çon deri tek Mr. Olympia nëse jam i suksesshëm. Pro Card të arrin për shumë gjëra, sponsora, më shumë pasaporta diplomatike, biles kanë marrë dhe Green Card. E kam qëllim Amerikën, shpresoj që një ditë t’ja arrij, por dua të jem dikush.”, u shpreh ai. /abcnews.al