Rrugëtimi i liderit të opozitës ruse që po lufton për jetën, nga bloger në kundërshtarin e Putin

schedule13:48 - 21 Gusht, 2020

schedule 13:48 - 21 Gusht, 2020

Dy fotot e fundit të publikuara të mërkurën në faqen e Facebookut të politikanit opozitar, Aleksej Navalny e tregojnë 44-vjeçarin me xhinse dhe këmishë blu në Tomsk gjatë selfie me përkrahësit e tij, i rrethuar nga shumë vajza të reja. Në tjetrën ai pozon me dy kandidatë të rinj për zgjedhjet e ardhshme komunale. Në disa rajone në Rusi zhvillohen zgjedhje lokale në shtator dhe Navalny angazhohet në fushatën zgjedhore. Gjatë fluturimit për në Moskë pak orë më vonë ai nuk ndjehej mirë dhe pas një zbritjeje emergjence në Omsk u dërgua pa ndjenja në spital. U ngrit dyshimi për helmim të qëllimshëm. Të premten mjekët tanë, se nuk kanë shenja për një helmim.

Nga bloger në lider të opozitës

Rruga e Navalnyt drejt karrierës kaloi nga studimet e juridikut, më pas, në vitet 2000 pati përvojat e para politike në partinë liberale të majtë ruse, “Jabloko”. Në vitin 2007 përjashtimi i tij nga partia u shoqërua me akuzat, se Navalny është nacionalist.

Russland Omsk Nawalny im Krankenhaus (picture-alliance/dpa/Y. Sofiychuk)

Spitali Omsk, ku trajtohet Aleksej Navany

Politikani i ri angazhohej atëkohë në lëvizjen populiste të djathë, “Russkij Marsh”, që nxiste atmosferën kundër të huajve. Më vonë Navalny u distancua nga kjo lëvizje dhe filloi të bënte emër si bloger dhe luftëtar kundër korrupsionit. Navalny u njoh në të gjithë Rusinë në vitin 2011 dhe zgjedhjet presidenciale 2012, kur në Rusi u zhvilluan protesta kundër manipulimeve zgjedhore dhe rikthimit të Vladimir Putinit, atëkohë kryeministër në Kremlin. Suksesin më të madh politik ai e arriti në zgjedhjet për kryebashkiak të Moskës në vitin 2013, ku me 27% të votave ai arriti rezultatin e dytë më të mirë.

Navalny është arrestuar disa herë dhe dënuar për gjoja krime  ekonomike. Vetë politikani i opozitës shikon aty një përpjekje për t’i mbyllur gojën si opozitar. Në vitin 2018 ai u përjashtua nga zgjedhjet presidenciale, sepse konsiderohej si i dënuar. Partia e tij “Rusia e së Ardhmes” disa herë nuk është lejuar të regjistrohet. Në dhjetë vitet e kaluara ai është ngjitur në figurën më të rëndësishme të opozitarit në Rusi, edhe pse ka nga ata që e akuzojnë për stil autoritar.

Russland Omsk Nawalny im Krankenhaus | Bruder Oleg (Reuters/A. Malgavko)

Vëllai i Navalnyt, Oleg dhe mjekja personale Anastasia Vasilieva flasin jashtë spitalit

Mobilizimi bie

Kohët e fundit nuk ka pasur shumë njoftime mediatike për Aleksej Navalnyn. Protestat në rrugë, si në verën e vitit 2019, kur dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë kundër përjashtimit të kandidatëve opozitarë në zgjedhjet për parlamentin e qytetit të Moskës, nuk janë të mundura aktualisht për shkak të pandemisë. Navalny hoqi dorë nga mobilizimi kundër reformës së diskutueshme të kushtetutës, që i mundëson Putinit edhe mandate të tjera presidenciale. Edhe zbulimet pikante të historive të korrupsionit në sferat e pushtetit të politikës ruse janë bërë të rralla.

Një jehonë të madhe pati dokumentacioni  50 minutësh, ku ai tregon jetën luksoze të kryeministrit të atëhershëm, Dmitri Medvedev nga viti 2017. Videoja u klikua 35 milionë herë. Por nga fillimi i vitit vihet re një tërheqje e Navalnyt. Arsyeja mund të jetë edhe se projekti i tij i rëndësishëm, Fondacioni në Luftën kundër korrupsionit, FBK, i cili u shkri në mes të korrikut. Një firmë nga Moska, që furnizon shkollat me ushqim e hodhi atë në gjyq, pasi Navalny në një video e akuzon për korrupsion. Sipas vendimit, Navalny, Ljubov Sobol bashkëluftëtare e tij dhe fondacioni duhet të paguanin 29 milionë rubla ndëshkim për akuza ta pabaza, rreth 330.000 euro. Një shumë të tillë nuk mund ta përballojmë dot, tha ai, dhe bëri të ditur krijimin e një organizate pasuese. Edhe një veteran lufte e ka akuzuar Navalnyn për fyerje, gjë të cilin opozitari e sheh si të motivuar politikisht.

Russland Moskau Oppositionsführer Nawalny (Getty Images/AFP/K. Kudrayavtsev)

“Votim i zgjuar”

Por Navalny nuk është larguar tërësisht nga skena. Që nga viti 2018 ai ka ndjekur një strategji dyshe. Nga njëra anë ai kujdeset për kanalin e tij me video “Navalny Live” që në YouTube tërheq afër 2 milionë abonentë. Aty ai prezanton qëndrimet e tij për politikën. Për shkak se opozitari rus nuk ka qasje në mediat shtetërore, ai e krijon publikun, duke arritur madje disa miliona shikues, sidomos rusët e rinj. Strategjia tjetër është “votim i zgjuar”. Me këtë nënkuptohet mbështetja për kandidatët që e pengojnë ose vështirësojnë zgjedhjen e kandidatëve të partisë “Rusia e Bashkuar”. Navalny ka në të gjithë Rusinë rrjet përkrahësish.

(E akt.)Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas. Por mjekët e spitalit Omsk, ku po trajtohet Navalny thonë, se gjendja e tij nuk është e stabilizuar, prandaj nuk do të ishte i këshillueshëm transporti. Qeveria gjermane përgatitet ndërkohë për trajtimin e opozitarit në rrezik jete, ka thënë të premten, zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert. Kancelarja Merkel është shprehur e tronditur pë rastin, ku pjesërisht dyshohet për helmim.DW