Kupa e Shqipërisë do të mësojë rrugëtimin e saj të mërkurën, kur edhe do të hidhet shorti për fazën çerekfinale. FSHF ka dalë me njoftim, si më poshtë:
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020/2021 do të hidhet ditën e mërkurë, datë 24 shkurt, në ora 11:00.
Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.
Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.
Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje”. Fitues në fuqi i Kupës së Shqipërisë është Teuta, që vjet mposhti Tiranën e eliminuar para kohe këtë edicion futbollistik. /abcnews.al