Reshjet intensive të shiut vijojnë pa ndërprerje ndërsa zona të ndryshme janë përfshirë nga përmbytjet. Problematike paraqitet situata edhe në Bulqizë.
Rruga që lidh qytetin e Ri me atë të vjetrin është mbuluar totalisht nga uji. Kjo ka bërë që qytetarët të zbathen si mënyrë e vetme për të kaluar në anën tjetër.
Një prej banorëve thotë për ABC se shkak i përmbytjes së rrugës është bërë mos pastrimi i kanalit. Kjo është situatë e përsëritur, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe disa ditë më parë në qytet.
“Është mbushur me ujë gjatë natës. Kështu ndodhi edhe herën e kaluar. Uji vjen nga kanali. Nuk ndërhyjnë me e pastruar’, thotë banori. g.v/abcnews.al