“Rrugët e florinjta”, rituali i çuditshëm i fermerëve të Fierit

schedule17:12 - 8 Shtator, 2022

schedule 17:12 - 8 Shtator, 2022

Nga Ardjana Mile

Tharja e mistrit në një pjesë të rrugës kryesore të fshatit Grecalli është bērē ritual i përvitshëm. Fermerët pasi korrin misrin në arrat e tyre e derdhin në një pjesë të rrugës ku e lënë dy apo tre ditë.

Në të njëjtën mënyrë thajnë misrin dhe fermerët e dy fshatrave fqinj, Daullasit dhe Mujallisë të Fierit.

“Vetëm kjo mënyrë është, e mbajmë dy-tre ditë. Nuk premton koha që të thahet ndryshe”, thotë një fermer.

“Ne kemi me hektarë misër. E bllokojmë gjysmën e rrugës se nuk kemi ku të mbytemi. Ku ta çojmë se duhet tharë. E pengon lëvizjen e automjeteve? Edhe e pengon dhe ndjesë ju kërkojmë, por çfarë të bëjmë.”

“Ky misër përdoret për bagëtitë. E pengon lëvizjen? Po këtëj nuk para ka qarkullim, sepse deri në Grecalli shkon asfalt. Në këtë rrugë kalojnë vetëm fshatarët”, tregojnë fermerët.

Në darkë teksa bie vesa, fermerët e mbledhin misrin grumbuj grumbuj dhe e lënë në rrugë, që ta hapin sërisht të nesërmen, të bindur se askush nuk jua vjedh.

“Nuk ka problem se të gjithë janë njerëzit tanë. Nuk kemi frikë se do na i marrin. Nuk ka vjedhje”, thotë fermeri.

Që misri të rezistojë një vit duhet tharë mirë. Fermerët e përzjejnë disa herë në ditë, me këmbë ose lopatë, që tharja të jetë e plotë e me pas e fusin në thasë.

Në shumë raste, e shesin në rrugë, pasi tregtarët e drithit e kanë mësuar historinë dhe vijnë e blejnë. Ankohen se këtë vit morën më pak prodhim, sepse çmimi  plehërave kimke u rrit shumë dhe thatësira ka ndikuar negativisht.

“Shumë dobët, kemi hedhur më pak plehëra kimike se kanë qënë çmimet e larta. Inshalla të nxjerrë lekët e tij. Po nxorri ato jemi të kënaqur se kemi hedhur goxha lekë”, tregon një fermer.

“Nuk jemi të kënaqur, nga thatësira, temperaturat e larta. E ka ulur rendimentin. Nga vjet, sivjet është ulur shumë fare. Të shikojmë koston si do dalë”, thotë një tjetër.

Fermerët e këtyre fshatarve që janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të drithrave kanë problemen dhe me kanalet vaditëse të cilat shpesh herë bllokohen ose nuk kanë ujë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!