Rrugët e Elbasanit të degraduara, investimet e kryera vite më parë të dështuara

schedule13:00 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:00 - 16 Tetor, 2020

Segmenti në lagjen Hekurudha ndodhet jo më larg se 200 metra nga qendra e qytetit dhe kur kanë kaluar dy vite nga rikonstruksioni, ka nisur të çahet sërish, sepse kanalizimet kanë shfaqur probleme.

Pjesë të ndryshme të rrugës janë carë për të riparuar defektet.

Në kohë me shi, gropat mbushen me ujë, ndërsa në përditshmëri krijojnë probleme për drejtuesit e mjeteve e makinave.

Ky nuk është i vetmi projekt i realizuar në shkelje të standarteve të ndërtimit.

Ndërkohë banorët që jetojnë në këto zona  kërkojnë zgjidhje.

Nuk funksionon asgjë”, ka thënë një banor

“Është problem.nuk e merr vesh kush, e hapin dhe e mbyllin rrugën ne s’dimë asgjë”, është shprehur një tjetër qytetare.

Vite më parë është investuar nga pushteti lokal, por duket se ndërhyrjet e bëra i kanë degraduar dhe më tepër këto rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!