Rruga që lidh fshatin Matogjin me Bashajn në Qarkun Vlorë e cila ishte bllokuar prej rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq disa ditë më parë tashmë është e hapur për qarkullimin e automjeteve.
Për shkak të shembjes së masivit të dheut banorët e fshatit Bashaj për disa ditë me radhë nuk kishin mundësi të lëviznin.
Forcat e ushtrisë kanë punuar intensivisht për rreth dy javë për hapjen e një rruge alternative.
Aktualisht, rruga ka përfunduar. Gjatë kësaj jave pritet të montohet ura metalike pranë përroit, e cila do ta bëjë aksin plotësisht të kalueshëm dhe më të sigurt për banorët e zonës.


