Ky është aksi rrugor që lidh katër fshatra të qarkut Berat, Rabiak, Lodhishtë, Karkanjoz dhe Tomor. Siç duket nga pamjet është totalisht i amortizuar. I mbuluar me çakull dhe me gropa.
Për kanalizime as që bëhet fjalë. Ndaj dhe sa herë bie shi uji mbush gropat dhe vërshon në rrugë. Banorët nuk mbajnë mend se kur ka qenë investimi i fundit.
“Që kur kam lindur unë kështu ka qënë kjo rrugë”, shprehet një banor.
“Rruga ka 40 vjet që është kështu”, thotë një tjetër
Të harruar nga pushtetet përgjatë viteve të demokracisë kthejnë në kujtesë kohën e komunizmit.
“Ai që i bënte vdiq, vetëm Enver Hoxha e bënte rrugën tonë”, thotë banori.
Tre fshatrat e parë që përballen me këtë aks rrugor i përkasin Njësisë Administrative Roshnik, pjesë e Bashkisë Berat, ndërsa fshati Tomor është një ndër dymbëdhjetë fshatrat e Njësisë Administrative Vërtop të Bashkisë Polican. Aksi rrugor është kthyer në një pengesë dhe për fermerët që duan të tregtojnë mallrat. /abcnews.al