Në Fushë-Milot lidhet autostrada Thumanë-Milot me superstradën Milot-Lezhë. Në këtë nyje shumë të rrezikshme nuk ka ndriçim dhe mungon sinjalistika.
Këto këpucë apo mbetje të makinave dëshmojnë se këtu ndodhin shpesh aksidente.
“Vdekje po ndodhin përditë. Sinjalistikë kanë vënë gomat. Ka katër vjet kështu.”
Rruga me dy korsi në këtë pikë bëhet me një. Për shkak të disa metrave që nuk janë riparuar. S’ka tabelë që të udhëzojë shoferët. Kjo pjesë e rrugës është bllokuar me mjete rrethanore, me goma dhe gurë.
“Po përplasen përditë po copëtohen përditë mirë ne që jemi vendalinj dhe e njohim rrugën po kalojnë e njerëz të tjerë. Shteti duhet të ndërhyjë, të vendosë sinjalistikë, bariera anësore. Të marrë në qafë për hiç gjë.’
“Tabelat janë shumë problem, mund të shkojë një makinë drejt aty dhe behet burim aksidenti. Ose të bëhet sinjalistike ose të bëhet rruga.”
Burime nga Policia Rrugore në Lezhë thonë se i kanë kërkuar disa herë Autoritetit Rrugor Shqiptar, të plotësojë parametrat e sigurisë rrugore në këtë aks, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. /abcnews.al