Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla thotë se rruga europiane e Shqipërisë, në rrugën e duhur.
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla i bëri thirrje emigrantëve jashtë vendit, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhje.
“Janë akte që u mundësojnë bashkëatdhetarëve tanë të regjistrohen deri në 4 mars. Gjej rastin t’iu shpreh mirënjohjen atyre që e kanë bërë këtë detyrë ndaj atdheut, janë 195 mijë të konfirmuar deri tani. Pritet të shkojë deri në 230 mijë. Sa i përket rrugës europiane të Shqipërisë, është në drejtimin e duhur. PS do të mbyllë negociatat me BE në 2027 dhe brenda këtij mandati të ri, ne ta mbyllim përfundimisht procesin e anëtarësimit. U gënjyet sy për sy, nga dikush që nuk i vjen turp të gënjejë. Janë 500 mijë, jo 800 mijë”, theksoi ai./abcnews.al