Nga Elton Nikaj
Ndërtohen autostrada, ndërsa rrugët e vjetra nuk janë më në vëmendjen e autoriteteve dhe degradojnë.
Rruga e vjetër nacionale Fier-Vlorë është lënë në mëshirë të fatit.
Mund të thuhet kështu se mund të ishte një alternativë shumë e mirë për sezonin turistik për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.
Prej vitesh në këtë rrugë nuk investohet dhe pse bëhet fjalë për një segment që lidh Vlorën dhe më shumë se 10 fshatra.
Rruga është e dëmtuar në të gjithë gjatësinë e saj. Autoritetet kanë harruar se në këtë aks ka jetë. “Është një rrugë që lidh 16 fshatra.
Nuk është vënë dorë fare furgonat Vlorë-Fier punojnë dhe këtë rrugë përdoren. Jo që se rregullojnë po asnjë ferrë nuk pritet, rruga ngushtohet” tha një drejtues mjeti.
“E bëj dy herë në javë të paktën. Të bëhej të paktën për banorë e zonës. Kam 15 vjet që e bëj këtë rrugë se shkoj tek njerëzit e nuses dhe nuk është vënë dorë” tha një tjetër.
“Shumë keq është mavri me bojë. Njëherë të shtrohej të paktën ka 30 vjet që nuk është shtruar, nuk pritet një ferrë” tha një tjetër.
Drejtuesit e mjeteve duket se kanë humbur shpresat. “As nuk besoj se do vihet ndonjëherë dorë” tha njëri prej tyre./ Abcnews.al