Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka njoftuar se sapo ka përfunduar rruga Dukaj-Sinanaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama ka publikuar edhe pamjet nga ky aks rrugore ndërsa shkruan se tashmë Tepelena do të lidhet me bregdetin duke krijuar një tjetër hapësirë turistike e bujqësore.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të rrugës së sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale, ju uroj një ditë të mbarë #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim ” tha Rama. /abcnews.al/