Një video rrëqethëse e publikuara në rrjetet sociale tregon momentin kur një goditje rrufeje bëri që pesë studentë të përplasen përtokë në një kampus universitar.
Mediat e huaja shkruajnë se incidenti tronditës ndodhi gjatë një rrebeshi të papritur shiu në Universitetin Teerthanker Mahaveer në Uttar Pradesh të Indisë.
Ndikimi ishte aq i jashtëzakonshëm sa i gjithë grupi “u shtang”, me disa që qëndruan të palëvizur për disa sekonda, ndërsa njëri prej tyre u përpoq menjëherë për të thirrur për ndihmë.
Të pesë studentët u shtruan menjëherë në spital për vlerësim dhe kujdes mjekësor. Autoritetet njoftuan se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.