Numri i viktimave nga shpërthimi fuqishëm i ndodhur në Bejrut ka shkuar në 135. Ndërkohë deri më tani raportohet për më shumë se 5000 të plagosur.
Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave që u rrafshuan pas shpërthimit të ndodhur në Portin e Bejrutit, ndërsa shpresat që ata të gjenden gjallë janë zvogëluar shumë.
Qeveria e atjeshme ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për dy javët e ardhshme, ndërsa ende nuk është përcaktuar shifra e saktë e personave të zhdukur nën rrënoja./abcnews.al