11 vjeçari, Rron Tolaj është dekoruar me medaljen e artë për matematikë në Olimpiadën STEM në Holandë. Në një intervistë për “ABC e mëngjesit”, 11 vjeçari nga Kosova tregoi emocionet që përjetoi.
“Arrita për 60 minuta. Kanë qenë diku 40 fëmijë, të katër kategorive të ndryshme. Matematika, shkenca, inxhinieri dhe kodim. Kishte nga e gjithë bota në olimpiadën ku mora pjesë unë. Nëse do më thuhej që ky emocion mund të përshkruhej do të gënjeja sepse ishte i papërshkrueshëm dhe uroj që çdo person ta përjetojë. “, tha 11 vjeçari.
Ai shtoi se dëshiron që të bëhet një matematicien i suksesshëm.
“Kur kam qenë në klasë të katërt më kanë thënë që të shkoja në klasë të gjashtë. Nuk pranova sepse kam dashur të rri me shoqërinë time dhe të mos ndahem. Kur të rritem dua të bëhem një matematicien i suksesshëm dhe t’i kushtoj shumicën e kohës matematikës. “, tha ai./abcnews.al