Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrokadë në qeverinë e re/ Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Arbjan Mazniku, në krye të reformës territoriale

schedule13:14 - 11 Shtator, 2025

schedule 13:14 - 11 Shtator, 2025

Kryeministri Rama po prezanton në Asamblenë e PS qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Rama konfirmoi Ballukun në krye të ministrisë së Infrastrukturës. Konfirmime të tjera janë Albana Kocciu në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Blendi Gonxhja do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si dhe ministren e re të ekonomisë dhe Inovacionit e cila do të jetë Delina Ibrahimaj.
Ministër i drejtësisë do të jetë Besfort Lamallari.

Në krye të sektorit të Mbrojtjes, do të jetë Pirro Vengu. Ministria e Bujqësisë , do të ketë drejtimin nga Andis Salla kryetar i bashkisë së Cërrikut. Deputeti Ervin Demo do të jetë ministri i shtetit për pushtetin vendor.



Arbjan Mazniku do të jetë deputet i ri i qarkut të Elbasanit, ku do të drejtojë reformën e re territoriale.

PROFIL ERVIN DEMO

Z. Demo ka lindur në Berat, në vitin 1982. Nga qershori 2019 ai ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë Berat.
Në vitin 2017 është emëruar Zëvendësministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2018. Ndërsa gjatë viteve 2012-2016 ka qenë Zv/Rektor i Universitetit të Tiranës.
Ervin Demo ka një karrierë të gjatë në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!