Rrogat e trajnerëve të “Euro 2024”/ I pari trajneri i Anglisë, e ndjekin Nagelsmann i Gjermanisë, e Martinez. Ku renditet Sylvinho

schedule12:57 - 12 Qershor, 2024

schedule 12:57 - 12 Qershor, 2024

Është një garë që nuk të jep trofe. Gjithsesi, rrogat e trajnerëve të kombëtareve janë diçka që tregojnë forcën e Federatave dhe emrin e teknikëve, dhe në këtë listë Silvinjo nuk është shumë lart.

Trajneri I Shqipërisë, që do të drejtojë ekipin në Euro 2024, merr vetëm 750 000 euro në vit, pra jo në edicion, që zakonisht arrin në 18 muaj.

Në vendin e parë për njerëzit e stolit është siç pritet tekniku I shpikësve të futbollit, i Anglisë, Garet Sauthgejt.

Ai fiton plot 5.8 milionë euro në vit, vlerësim tepër i lartë, ndonëse ka deklaruar se do të largohet nëse “tre luanët” nuk e fitojnë Europianin.

Pas tij është trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, me 4.8 milionë euro në vit, indjekur nga Roberto Martinez i Portugalisë me 4 milionë, dhe tekniku i nënkampiones së botës, Francës, Didie Deshamp, që fiton 3.8 milionë euro në 12 muaj.

Nga rivalët e Shqipërisë në grupin e Europianit, më i paguari është Luçiano Spaleti.

Tekniku i Italisë merr në vit 3 milionë euro, aq sa Ronald Kuman i Holandës, një vlerësim për kampionin e vjetshëm të Serisë A me Napolin.

Zllatko Daliç i Kroacisë merr 1.5 milionë euro, një sakrificë ndoshta për Federatën Kroate, por I detyruar për njeriun me të cilin kombëtarja fitoi medalje argjendi dhe bronzi në dy Botërorët e fundit.

Luis de la Fuente i Spanjës është edhe më pak I paguar, me 1.25 milionë euro në vit, duke mos pasur përvojë dhe emër në stol.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!