Kur veshjet janë të bardha çelësi kryesor është që të qëndrojnë pas çdo larje si në ditën e parë.
Por rrobat e bardha mund t’i trembin njerëzit, sepse çdo papastërti ose njollë në veshjet shkëlqen si dielli.
Shikoni këto mënyra për të zbardhuar rrobat deri në përsosmëri:
Shtoni lëng limoni në larje: Ndihmoni lavatriçen tuaj duke shtuar një filxhan 1/2 lëng limoni në ujë.
Lëreni për të paktën disa orë dhe më pas lajini si zakonisht.
Shtoni uthull të bardhë në larje: Ky është një truk i vjetër por shumë i mirë. Thjesht hidhni gjysmë filxhan uthull të bardhë të distiluar në ciklin e shpëlarjes.
Hidhni sodë bukë në lavatriçe: Përzieni 4 gota ujë me një filxhan sode buke. Lëreni rrobat e bardha për disa orë përpara se të kaloni nëpër një cikël të rregullt të larjes./Abcnews.al/