Kaosi mbizotëron në rrjetet sociale nga një përdorues i Twitter -it, i cili pretendon se ka parashikuar se kur do të vdiste mbretëresha Elizabeth. Ndërsa në një postim tjetër ai ka treguar, sipas tij se kur do të ndërrojë jetë Mbreti Charles.
Sipas Mirror, një përdorues i quajtur “@logan_smith526” në korrik dyshohet se ka bërë një postim duke thënë se më 8 shtator 2022, monarkja më jetëgjatë e Britanisë do të vdiste.
Dhe pikërisht në këtë ditë Buckingham Palace njoftoi se Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare. Natyrisht që postimi dhe llogaria e tij u bënë virale. Ndërsa ia ka bërë një tjetër parashikim.
Kështu, pas disa ditësh ai përditësoi tweet-in që kishte bërë që në korrik, duke thënë se më 28 mars 2026, Mbreti Charles do të vdesë në moshën 77-vjeçare .
Postimi që atëherë ka marrë miliona reagime, duke e detyruar atë të bllokojë dhe më pas të çaktivizojë llogarinë e tij.
Sidoqoftë, përdoruesi i TikTok @zukosburnteye ngarkoi një video dhe e risolli parashikimin. “Nuk besoj se do të jetojë më shumë se 10 vjet dhe sigurisht nuk do të mbretërojë gjatë për shkak të moshës ”, ishin disa reagime tipike.
Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë e Brtanisë. Ajo mbretëroi plot 70 vite, ndërsa në fron ëshë ngjitur tashmë djali i saj Charles. /abcnews.al