Rrjetet sociale po “shkatërrojnë” shëndetin mendor të adoleshentëve

schedule16:54 - 7 Mars, 2023

schedule 16:54 - 7 Mars, 2023

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan të hënën, Anketën e Sjelljes së Rrezikut të Rinisë, e cila kryhet çdo dy vjet, dhe u raportua një hulumtim i frikshëm për të rinjtë.

Ndër statistikat më alarmante: shumica e vajzave adoleshente (57%) ndiheshin vazhdimisht të trishtuara ose të pashpresa në vitin 2021, ndërsa djemtë adoleshentë (29%). Pothuajse një në tre vajza adoleshente e menduan seriozisht tentativën për vetëvrasje.

Ankthi dhe apatia adoleshente nuk janë një zhvillim i ri shoqëror. Çdo gjeneratë ka versionin e vet të zhvillimit hormonal, dhe gjithashtu probleme me sjellen e tyre dhe raportet me prindërit.

Të jesh një adoleshent emo ka qenë gjithmonë një fazë kalimtare, por gjithnjë e më shumë po bëhet një trend.

Pra, çfarë ka ndryshuar? Epo, pothuajse gjithçka.

Fëmijët e sotëm po dalin nga bllokimet e fundit dhe izoluese të COVID. Ata janë më antisocial se kurrë dhe jetojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në internet. Dhe është e vështirë të kundërshtohet se interneti dhe mediat sociale po ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.

Studim pas studimi e ka vërtetuar këtë, duke përfshirë të dhënat e vitit 2020 se Instagram po ndikonte për keq në gjendjen mendore të vajzave.

E megjithatë, askush nuk ka marrë masa.

Cilido qoftë problemi i dikujt, depresioni, çrregullimet e të ngrënit apo konfuzioni gjinor, janë krijuar grupe të ndryshme ose janë postuar postime në rrjetet sociale. Ka subreddit, video TikTok, Instagram, Facebook, Snapchat dhe YouTube,. Të gjithë tashmë po kërkojnë një zgjidhje për problemet e tyre në Internet.

Në internet, adoleshentët ushqehen me idetë cinike që i thith kapitalizmi, ata janë bërë bullizues ose të bullizuarit, gjuha më e përdorshme mes adoloshentëve është dhuna dhe përveç adoloshencës, ndryshimi i klimës po i jep një goditje përfundimtare.

Nuk është çudi që fëmijët janë kthyer në antisocial dhe janë të paralizuar nga ankthi. /abcnews.al