Rrjetet sociale mund t’ju shpëtojnë nga mërzia por bllokojnë kreativitetin

schedule15:31 - 18 Mars, 2023

schedule 15:31 - 18 Mars, 2023

Mediat sociale mund të jenë shumë të dobishme në heqjen e mërzisë, por në të njëjtën kohë, ato mund të bllokojnë kreativitetin dhe mundësinë e zbulimit të pasioneve të reja sepse kërkojnë shumë kohë dhe shumë energji, sipas një studimi të koordinuar nga ”Trinity College Dublin”.

Sipas nje studimi mërzia mund të jetë diçka pozitive për ne pasi na ndihmon të zbulojmë hobi të reja dhe të dalim jashtë zonës tonë të rehatisë. Por kur nuk menaxhohet si duhet mërzia na drejton tek rrjetet sociale dhe krijojmë një varësi ndaj tyre. Sipas të dhënave në Britaninë e Madhe dhe Irlandë midis viteve 2020 dhe 2021, në kulmin e pandemisë Covid-19, njerëzit treguan se bllokimi, pezullimi i aktiviteteve të punës dhe vetmia e u kanë ofruar gjëra të rralla, si mundësinë për të përjetuar dy nivelet e mërzisë, atë sipërfaqësore dhe atë të thellë.

”Mërzia sipërfaqësore, më e zakonshme, mund të përkufizohet si ndjenja e shqetësimit, e njohur për shumëkënd, e cila na shtyn të kërkojmë shpërqendrime të përkohshme nga jeta e përditshme: në këtë fushë, media sociale dhe telefonat inteligjentë luajnë një rol themelor”, sipas filozofit gjerman Martin Heidegger.

Nga ana tjetër, mërzia e thellë rrjedh nga bollëku i kohës së pandërprerë të kaluar në vetminë relative dhe, sipas Heidegger-it, ”mund të hapë rrugën për mendime dhe aktivitete më krijuese”.

“Mërzia mund të duket si një koncept jashtëzakonisht negativ, por, në realitet, mund të jetë shumë pozitiv nëse njerëzve u jepet mundësia të mendojnë pa shpërqendrime,” shpjegon Timothy Hill, nga Universiteti Britanik i Bath, një nga autorët e studimit.

“Problemi që kemi vërejtur është se mediat sociale mund të lehtësojnë mërzinë sipërfaqësore, por shpërqendrimi thith kohën dhe energjinë dhe mund t’i pengojë njerëzit të përparojnë drejt një gjendjeje mërzie të thellë, në të cilën ata mund të zbulojnë pasione të reja”, shton Hill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!