Rrjedhjet nga LSI, Kryemadhi: Ikin dhe vijnë, por ju tregoj stoikët e partisë

schedule18:10 - 27 Janar, 2021

schedule 18:10 - 27 Janar, 2021

Në javët e fundit pati tre largime nga radhët e LSI-së në drejtim të PS-së, dy ish-deputetët në Berat, Nasip Naço e Gledion Rehovica dhe deputetja Ediola Braha.

Gjatë një takimi sot në Lushnje, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se në një parti politike ikin dhe vijnë shumë njerëz, por baza janë rinia, votues për herë të parë.

Sot LSI-ja është në këmbë për shkak të këtyre votuesve për herë të parë. Në parti politike ikin dhe vijnë shumë njerëz, por të vetmit njerëz që qëndrojnë stoikë sepse lidhen, krijojnë historinë, janë votuesit për herë të parë. 

Është vota më me shpirt, entuziazëm dhe e fortë” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!