Rrjedhjet në “Nord Stream”, Suedia do të vijojë më tej hetimet në tubacione

schedule17:08 - 28 Tetor, 2022

schedule 17:08 - 28 Tetor, 2022

Suedia do të nisë hetime të mëtejshme për rrjedhjet e gazit në dy tubacione ruse në Detin Baltik. Lajmin e bënë të ditur prokurorët e vendit të premten ndërsa hetimet vijojnë për atë që autoritetet suedeze e quajnë “sabotim të rëndë”.

“Kam vendosur, së bashku me Shërbimin e Sigurisë, të kryej një sërë hetimesh plotësuese në vendin e krimit”, njoftoi prokurori i lartë publik Mats Ljungqvist në një deklaratë nga Autoriteti i Prokurorisë Suedeze.

Forcat e Armatosura Suedeze do të ndihmojnë me hetimin fillestar në vazhdim për rrjedhjet, njoftoi Ljungqvist.

Kujtojmë se hetimi fillestar filloi pasi u zbuluan rrjedhje të pashpjegueshme muajin e kaluar në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, të cilat janë projektuar për të pompuar gaz nga Rusia në Evropë dhe kanë rol të të rëndësishëm në ecurinë e krizës energjitike në Evropë.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!