Rrjedhja e gazit vret 17 persona në Afrikë të Jugut

schedule23:52 - 6 Korrik, 2023

schedule 23:52 - 6 Korrik, 2023

Dyshohet se si pasojë e një rrjedhjeje gazi në Afrikën e Jugut kanë vdekur  17 persona. Sipas të dhënave, në mesin e të vdekurve janë edhe tre fëmijë. Rrjedhja e së mërkurës ka qenë e lidhur me minierat e paligjshme të arit në atë zonë në Boksburg.

Gazrat përdoren nga minatorët e paligjshëm të arit – të njohur si “zama zamas” – për të nxjerrë arin nga dheu i vjedhur nga boshtet e braktisura të minierave.

Incidenti “supozohet të jetë një rrjedhje gazi oksid nitrat nga cilindri i përdorur në një aktivitet të paligjshëm minierash brenda dhe përreth vendbanimit”, shkruan The Telegraph. Përveç 17 të vdekurve, bëhet e ditur se 15 persona të tjerë janë në spital, ku tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!