Rritje e biznesit amerikan në Shqipëri: Ju falenderojmë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

schedule23:19 - 6 Korrik, 2023

schedule 23:19 - 6 Korrik, 2023

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë organizoi një ceremoni për të festuar përvjetorin e 247-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një fjalë përshëndetëse mbajti zëvendësambasadori Demian Smith i cili tha se kjo nuk është vetëm një festë për pavarsinë, por një festë e rritjes së sektorit të biznesit shqiptar me Shtetet e Bashkuara.

“4 korriku ka të bëjë me pavarësinë, me lirinë. Dhe ky është thelbi i biznesit, i të bërit biznes. Ky është thelbi në fakt i sipërmarrjes së lirë. Kështu që unë dua të festoj pavarësinë e SHBA-vë dhe pavarësinë e sektorit të biznesit që vetëm po rritet edhe po lidhet çdo ditë e më shumë me Amerikën. Falenderime të veçanta për të gjithë ju që forconi lidhjet mes dy vendeve tona.”

Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të selisë diplomatike në Tiranë, të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe bashkëpunëtorë të saj.

Kreu i AmCham tha se vitet e fundit bashkëpunimi dhe niveli i lidhjes tregtare Shqipëri-Amerikë është rritur ndjeshëm.

4 korriku ka në bazë të saj ushqimet dhe kulturën amerikane, e ndonëse është festa që shënon pavarësinë e SHBA-ve, festohet në shumë vende të botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!