Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të takohet të premten me udhëheqësit e Australisë, Indisë dhe Japonisë, në një përpjekje për të kundërshtuar rritjen e fuqisë ushtarake dhe ekonomike të Kinës.
Shtëpia e Bardhë pritet të tregojë rëndësinë që Biden i kushton rajonit Indo-Paqësor dhe do të përqendrohet në mënyrat e duhura për të luftuar koronavirusin, për të bashkëpunuar në rritjen ekonomike dhe krizën e klimës.
India dhe Australia kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal të sigurisë. Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha për Reuters se takimi do të shpallte marrëveshjet e financimit për të mbështetur një rritje të kapacitetit prodhues për vaksinat e koronavirusit në Indi.
Shtetet e Bashkuara duan të forcojnë lidhjet me aleatët dhe partnerët ndërsa Kina ka miratuar një politikë të jashtme gjithnjë e më këmbëngulëse në Azi dhe më gjerë.
Takimi virtual midis Biden, Kryeministrit Australian Scott Morrison, kryeministrit indian Narendra Modi dhe kryeministrit japonez Yoshihide Suga do të synojë të hedhë bazat për një takim të dytë më vonë këtë vit, sipas administratës.
Ndër çështjet që do të adresohen janë zinxhirët e furnizimit që varen nga Kina sidomos gjatë periudhës së pandemisë./abcnews.al