“Rritja ekonomike, e qëndrueshme”/ FMN nuk ndryshon vlerësimin: Mbështetet te turizmi dhe energjia

schedule20:08 - 12 Janar, 2024

schedule 20:08 - 12 Janar, 2024

Ekonomia shqiptare do të ketë një ecuri pozitive . Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar të bërë në raportin e fundit. Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto është parashikuar të arrij në 3.3 për qind në 2024 ndërkohë që parashikohet se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda këtij viti.

“Perspektivat ekonomike të Shqipërisë pritet të mbeten të qëndrueshme. Rritja reale e PBB-së është parashikuar në 3.6 për qind në 2023 dhe 3.3 për qind në 2024 të udhëhequr nga konsumi privat elastik, me forcë të dukshme në aktivitetin e turizmit dhe të ndërtimit. Inflacioni lëviz rreth 4 për qind mes tregjeve të shtrënguara të punës dhe pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3 për qind deri në fillim të vitit 2025.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson impaktin që ka dhënë në ekonomi turizmi dhe prodhimi i energjisë elektrike.

“Ardhja e turistëve dhe prodhimi i energjisë elektrike në dhjetë muajt e parë të 2023 janë më shumë se një e treta mbi nivelet e regjistruara gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Rrisqe vijojnë të mbeten tensionet e rritura gjeopolitike që mund të ndikojnë në inflacion. Gjithashtu, Fondi Monetar Ndërkombëtar vëren se perspektiva e anatarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë shtesë për të adresuar sfidat strukturore afatgjata.

Eksportet e larta të shërbimeve,investimet e huaja direkte dhe remitancat sollën një përmirësim të pozicionit të llogarisë korente dhe mbi çmim të Lekut, vlerësohet në dokument./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!