Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në kuadër të rritjes së numrit të infektuarve me Covid gjatë ditëve të fundit këtë të premte ka folur në lidhje me masat që duhet të zbatojnë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.
Filipçe njoftoi se numri i të infektuarve gjatë kësaj periudhe është nga 400 deri në 70 raste në ditë dhe u bëri thirrje qytetarëve për kujdes gjatë këtyre muajve të dimrit.
“Vjen mot i ftohtë dhe do të ketë grupime më të shpeshta të qytetarëve në hapësira të mbyllura. Tani janë ato festat familjare dhe unë i lus qytetarët të mos organizojnë këto festa ose nëse organizojnë të jenë në numër më të vogël”,ka thënë Filipçe.
Sipas tij, tani duhet të jemi më të kujdesshëm për shkak se shumë minivalë kanë nisur pikërisht nga këto festime./abcnews.al